Ndërlidhjet

Bajden bisedon për sigurinë në Islamabad


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden ka zhvilluar takime me udhëheqësit pakistanezë. Lufta e Islamabadit kundër militantëve islamikë të vendosur përgjatë kufirit me Afganistanin, ishte në qendër të takimeve.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari përsëriti pas takimit me Bajdenin se vendi i tij është i vendosur në luftën për eleminimin e ekstremistëve dhe terroristëve.

Bajden nga ana e tij theksoi se militantët para së gjithash janë kërcënim për Pakistanin.

"Ne e dimë se ka nga ata që besojnë se përmes luftës së Amerikës kundër Al Kaidës kemi imponuar edhe Pakistanin të futet në luftë. Por ekstremistët e dhunshëm janë kërcënim jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Pakistanin, ashtu siç janë kërcënim për të gjithë botën e qytetëruar", tha Bajden.

XS
SM
MD
LG