Ndërlidhjet

Rusia fajëson ekuipazhin e aeroplanit të Kaçinskit


Hetuesit rusë thanë se presioni psikologjik nga zyrtarët e lartë polakë mund të ketë çuar në rrëzimin e aeroplanit të presidentit të Polonisë Leh Kaçinski në 10 prill, 2010.

Presidenti Kaçinski dhe 95 persona të tjerë vdiqën kur aeroplani i presidentit u rrëzua në 10 prill, 2010, teksa përpiqej të aterojë në qytetin Smolensk në verilindje të Rusisë.

Tatjana Anodina, kryetare e komitetit që hetoi rrëzimin e aeroplanit, tha se një "reagim negativ nga udhëtari kryesor" gjithashtu i ka bërë presion ekuipazhit.

Ajo tha se ekspertët kanë gjetur alkohol në gjakun e kreut të forcave ajrore polake, i cili ka qenë në kabinën e pilotit të aeroplanit presidencial.
XS
SM
MD
LG