Ndërlidhjet

logo-print

Tirana, Prishtina koordinojnë aktivitetet para takimit të KE-së


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga kabineti i presidencës thuhet se gjatë qëndrimit në Tiranë, Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

U.D. i presidentit, Jakup Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
XS
SM
MD
LG