Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje në Tunizi


Forcat tuniziane të sigurisë kanë shpërndarë me gaz lotsjellës qindra proetstues në qendër të kryeqytetit në Tunis.

Nuk raportohet për viktima apo arrestime të protestuesve.

Ndërkohë, raportohet se policia ka hapur zjarr mbi protestuesit në Tunizinë jugore duke vrarë dy persona.

Në herët, presidenti Zine al-Abidine Ben Ali tha se e ka shkarkuar ministrin e brendshëm për shkak të protestave të dhunshme.

Protestat e nxitura nga papunësia dhe korrupsioni ishin sfida më e madhe e regjimit 23 vjeçar të al-Abidinit.

Zyrtarët thanë se 23 persona u vranë kur policia hapi zjarr mbi protestuesit.

Sindikatat dhe dëshmitarët thanë se shifra e të vdekurve ka shkuar në 50.

Protesta filloi pothuaj një muaj më parë, në një qytet provincial, por të martën u përhap për herë të parë edhe në kryeqytet.
XS
SM
MD
LG