Ndërlidhjet

logo-print

Prizren: Arrestohen tre vetë për kontrabandë armësh


Autoritetet policore kanë arrestuar fshatin Gorozhub të Prizrenit tre persona të dyshuar se po trafikonin armë.

Në një njoftim të policisë thuhet se zyrtarët e policisë kufitare të rajonit të jugperëndimit ne Gjakovë kanë ndaluar një veturë të dyshimtë me targa të Kosovës dhe gjatë kontrollimit kanë gjetur shtatë armë: dy armë të gjata pushkë automatike, pesë pistoleta të tipit EKOL TUNA, cal, 8mm si dhe një karikator të zbrazët të armëve të gjata-pushkës automatike.

Në njoftimin e policisë thuhet se personat e arrestuar janë Gazmen C.(1982) shtetas i Shqipërisë, Ylber P.(1989) shtetas i Shqipërisë dhe Shpëtim B.(1981) shtetas i Kosovës.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të Qarkut në Prizren, janë dërguar ne qendrën e mbajtjes në Gjakovë.
XS
SM
MD
LG