Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Sulm vetëvrasës, 17 të vrarë


Policia e Pakistanit tha se një sulmues vetëvrasës shpërtheu makinën e tij në një xhami në Pakistanin veri-perëndimor duke lënë të vrarë 17 paramilitarë dhe zyrtarë të policisë.

Xhamia, e cila u dëmtua shumë, gjendet pranë një stacioni të policisë në rrethinat e Banus, një qytet në kufi me Vaziristanin Verior, një strehë e Al Kaidës dhe militantëve talibanë.

Zyrtarët thanë se shumë njerëz kishin mbetur nën rrënoja.
XS
SM
MD
LG