Ndërlidhjet

Merkel: Të vendosen sanksionet ndaj Bjellorusisë


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sërish vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi presidenti i deritashëm, Aleksandër Lukashenko.

Ajo pas bisedimeve me kryeministrin italian Silvio Berluskoni ka vlerësuar se “po i përcjell me shqetësim të madh ngjarjet në Bjellorusi”.

Regjimi i Lukashenkos ka arrestuar më shumë se 700 protestues të cilët ishin mbledhur më 19 dhjetor në Minsk në protestën kundër fitores së Lukashenkos.

Në takimin e komitetit për të drejtat e njeriut të Parlamentit Evropian, kryetari i PE-së, Jirzhi Busek ka thënë se qeveria e Lukashenkos nuk ka legjitimitet demokratik dhe se BE duhet përsëri të vendosë sanksione ndaj regjimit.
XS
SM
MD
LG