Ndërlidhjet

Kina armiku kryesor i WikiLeaks-it



Kina është shteti me shkallën më të lartë të censurës, deklaroi themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh.

Kina është armiku kryesor i WikiLeaks-it nga pikëpamja teknologjike, jo Shtetet e Bashkuara, deklaroi Asanzh në një intervistë për revistën britanike "New Statesman".

"Kina ka teknologji të detektimit shumë të sofistikuar, që e lejon atë të jetë ndërmjet çdo personi me qasje në internet brenda Kinës dhe çdo burimi informacioni jashtë Kinës", tha Asanzh.

WikiLeaks-i deri tani ka publikuar vetëm një pjesë shumë të vogël të 250 mijë dokumentave të klasifikuara të diplomacisë amerikane. Vetë Asanzh është në proces lidhur me akuzat për krime seksuale.
XS
SM
MD
LG