Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Zëvendës presidenti amerikan Bajden arriti në Irak


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, ka arritur në Bagdad, për një vizitë që nuk ishte e paralajmëruar.

Pritet që ai do të takohet me kryeministrin Nuri al-Maliki, dhe me zyrtarët e tjerë të qeverisë së re të Irakut.

Raportohet se zoti Bajden dhe liderët irakianë, me gjasë, do të diskutojnë për situatën derisa trupat amerikane, që aktualisht ndodhen në Irak, po përgatiten të largohen nga ky vend deri në fund të këtij viti.

Ka pasur debate në mesin e zyrtarëve irakianë dhe atyre amerikanë, lidhur me atë se a do të jenë të afta forcat e Irakut, që t’i ruajnë kufijtë e këtij vendi, pa ndihmën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Kjo është vizita e parë në Irak e një zyrtari të lartë amerikan, prej se u miratua qeveria e re në këtë vend.
XS
SM
MD
LG