Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama kërkon njerëzi ndaj njëri-tjetrit


Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve që të tregojnë njerëzi më të madhe ndaj njëri-tjetrit, në nderim të atyre që u vranë dhe u plagosën në sulmin, nga i cili kongresistja amerikane, Gabrielle Giffords, mbeti e plagosur me lëndime serioze.

Këto komente, zoti Obama i bëri mbrëmë gjatë një shërbimi përkujtimor për gjashtë personat e vrarë dhe për ata që janë plagosur, në sulmin me të shtëna në Tuscon të Arizonës.

Duke u shprehur për atë që është përshkruar si polarizim në rritje ndërmjet amerikanëve me pikëpamje të ndryshme politike, presidenti Obama kërkoi nga shtetasit, të mos harrojnë se çka i bashkon ata.

“Ajo çka nuk mund të bëjmë është që ta përdorim këtë tragjedi si një rast më tepër për tu kthyer kundër njëri-tjetrit. Ne këtë nuk mund ta bëjmë”, tha Barak Obama.
XS
SM
MD
LG