Ndërlidhjet

Gejts: K. Jugore do të ketë të drejtë të hakmerret nëse sulmohet


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha sot se Koreja Jugore do të ketë të drejtë të hakmerret nëse i nënshtrohet sulmit nga Koreja Veriore, por ka kërkuar nga Koreja Jugore dhe fqinjët e tij, që t’i shtojnë përpjekjet diplomatike, që të parandalohet provokimi nga Koreja Veriore, që mund të çoj në luftë.

Këto komente zoti Gejts i bëri në Japoni, ku ndodhet në kuadër të turneut të tij, me ç’rast vizitoi edhe Kinën, ndërsa nesër do të qëndroj në Seul të Koresë Jugore.
XS
SM
MD
LG