Ndërlidhjet

logo-print

Itali: U arrestua grupi që trafikonte afganë në Evropë


Autoritetet e Italisë kanë arrestuar 26 anëtarë të dyshuar të një grupi që operaonte në Romë, i cili kishte trafikuar qindra afganë në Evropë, përfshirë edhe militantët islamikë të mundshëm.

Dy të dyshuar të tjerë po mbahen në burg në Francë dhe Gjermani.

Prokurori italian, Piero Saviotti, u tha reporterëve në Romë, se disa prej të arrestuarve “janë të dyshuar për involvim në terrorizëm ndërkombëtar”.

Grpi ishte i përbërë kryesisht nga afganët, kurdët dhe pakistanezët.

Hetuesit thanë se afro 200 afganë, përfshirë edhe 40 të mitur, ishin sjellë në Itali dhe në pjesë të tjera të Evropës, çdo muaj nga kjo bandë.

Policia tha se po i kërkonte edhe 19 të dyshuar të tjerë nëpër Evropë, ndërsa hetimet po koordinoheshin nga agjencia policore e Bashkimit Evropian, Europol.
XS
SM
MD
LG