Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pas rënies së qeverisë në Liban, mbështetet Hariri


Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Saad Haririn dhe fuqishëm e kanë dënuar Hizballahun, ndërsa Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet të një deklarate, tha se tërheqja e Hizballahut nga qeveria e Libanit demonstron “frikë”. Në deklaratë, mëtutje, theksohet se në takimin e tyre, Barak Obama dheSaad Hariri, kanë shprehur përkushtim për forcimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Libanit nga ndikimi i Sirisë dhe Iranit.

Takimi ndërmjet Barak Obamës dhe Saad Haririt në Uashington, u bë në periudhën kur Libani mbeti pa qeveri, për shkak të tërheqjes nga kabineti i partisë shiite, Hizballah dhe aleatëve të saj, për shkak të tensioneve lidhur me hetimet e Kombeve të Bashkuara për vrasjen e ish kryeministrit, Rafik Hariri.

Dorëheqja e 11 ministrave, u bë në momentin e spekulimeve se hetimet e OKB-së, së shpejti, mund t’i akuzojnë anëtarët e Hizballahut lidhur me sulmin me bombë në vitin 2005, nga i cili u vra Rafik Hariri.

Kryeministri aktual i Libanit, Saad Hariri, i biri i të ndjerit Rafik Hariri, gjendej për vizitë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG