Ndërlidhjet

Karter: Referendumi për pavarësinë e Sudanit Jugor – i vlefshëm


Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhimi Karter, i cili po e vëzhgon referendumin për pavarësi në Sudanin Jugor, tha sot se dalja prej 60%, që ai të jetë i vlefshëm, është arritur.

Mëtutje, ai theksoi se beson se votimi do t’i plotësoj standardet ndërkombëtare.

Zoti Karter po e kryeson një mision vëzhgues për referendumin njëjavor, i cili filloi të dielën e kaluar.

Gjërësisht pritet që referendumi do të rezultoj me ndarjen e Sudanit Jugor, nga pjesa veriore.

Referendumi ishte paraparë me marrëveshjen paqësore në vitin 2005, me të cilën përfundoi lufta civile, që zgjati me dekada, ndërmjet pjesës veriore, që është e banuar kryesisht me popullatë myslimane dhe e asaj Jugore, ku pjesa më e madhe e popullatës është e besimit të krishterë.
XS
SM
MD
LG