Ndërlidhjet

Protesta anti-iraniane në Afganistan

  • RFE /RL

Protestuesit dogjën fotografinë e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Protestuesit dogjën fotografinë e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Qindra protestues të organizuar nga Partia e Solidaritetit të Afganistanit, u mblodhën para ambasadës iraniane në Kabul, duke brohoritur parullat "Vdekje Ahmadinexhadit" dhe "Larg duart nga Afganistani."

Protestuesit hodhën gurë, vezë dhe ngjyrë të kuqe në ambasadë, si dhe dogjën fotografinë e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Protesta u organizua për të kundërshtuar ndalimin e rreth 2.000 depozitave të karburantit në kufi me Afganistanin dhe vrasjet e dyshuara të refugjatëve afganë në Iran.

XS
SM
MD
LG