Ndërlidhjet

Lituania kujton sulmin sovjetik të 1991



Lituania shënoi 20 vjetorin e sulmit të dështuar sovjetik për të penguar shpalljen e pavarësisë së vendit balltik. "Nëse Lituania do të dorëzohej harta e Evropës do të ishte plotësisht e ndryshme sot", tha ish presidenti i këtij vendi Vitautas Landsbergis.

Në gjithë Lituaninë janë ndezur qirinjë në kujtim të 14 civilëve të vrarë dhe rreth 1000 të plagosurve, kur forcat sovjetike filluan sulmin gjatë natës me goditjen e kullës së transmetimit të televizionit kombëtar.
XS
SM
MD
LG