Ndërlidhjet

KMDLNJ: Të dënohen shoferët me regjistrim të Serbisë


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të dënohen të gjithë pronarët e veturave me regjistrim të Serbisë, që i kanë tabelat e regjistrimit, që tash i ka shpërndarë MUP-i i Serbisë, dhe ato që kanë qenë në përdorim deri tash.

Sipas KMDLNJ-së, “nëse nuk lejohet që veturat me regjistrim të Kosovës të qarkullojnë në territorin e Serbisë, atëherë nuk duhet të lejohet, që veturat me regjistrim të Serbisë të lëvizin në territorin e Kosovës”.

Kjo organizatë, nëpërmjet një kumtese me shkrim, ka kërkuar nga drejtori i policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, që të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës me përkatësi serbe, “të cilët nuk i binden zinxhirit komandues të Prishtinës, të përjashtohen nga policia e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG