Ndërlidhjet

Rinumërim, rinumërim...


Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqyrtuar gjithsej 71 ankesa të partive politike për zgjedhjet e 9 janarit.

Ky Panel ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e votave në 8 vendvotime; katër vendvotime në Skënderaj, tri vendvotime në Deçan dhe një në Drenas .

Shukri Sylejmani, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, shpjegon më shumë:

“Kemi marrë vendim për të gjitha ankesat në PZAP dhe vendimi më karakteristik është që kemi urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjnë rinumërimin e votave në 8 vendvotime; në Skënderaj 4 vendvotime, në Deçan 3 vendvotime dhe një në Drenas”.


Sylejmani thotë për Radion Evropa e Lirë, se pjesë e vendimit është edhe ajo që komisionarët, për të cilët është thënë se kanë manipuluar në vendvotime, nuk mund të kryejnë detyra të tilla për së paku tri vjet.

“Bëhet fjalë për komisionet në të gjitha qendrat e votimit të përfshira në ankesa. Ky vendim ka të bëjë me atë që atyre komisionarëve u ndalohet pjesëmarrja në administrimin e proceseve që organizohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
”, thotë Sylejmani.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Paneli i PZAP-it në përbërje prej 5 anëtarësh, në seancën e mbajtur gjatë ditës, ka shqyrtuar dhe vendosur për ankesat, të cilat kryesisht kanë pasur të bëjnë me parregullsitë që janë shkaktuar gjatë ditës së rivotimit të datës 9 janar 2011 për zgjedhjet parakohshme parlamentare në komunat Skënderaj, Drenas, Deçan, Malishevë dhe Lipjan.

Për këtë rivotim, Lëvizja Vetëvendosje kishte deponuar 39 ankesa, LDK-ja 10, BiRN-i 10, si dhe PDK-ja 2 ankesa. Por, sipas drejtuesve të PZAP-së, institucioni i tyre kishe pranuar ankesa edhe pas përfundimit të afatit ligjor.

Në anën tjetër, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit të 92 vendvotimeve.

Sipas Xhemajl Peqanit, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, pas këtij procesi, priten edhe rekomandimet e QNR-së për gjetjet e parregullsive.

“Ne presim rekomandimet e QNR-së dhe do të shohim se cili do të jetë raporti i këtyre votimeve duke filluar nga rinumërimi e deri edhe te rasti i hetimi të 27 kutive të votimit”,
thekson Peqani.

Peqani nuk deshi të fliste për atë se çfarë vendime mund të marrë KQZ-ja për parregullsitë e mundshme, por shton se ka mundësi të shumta ligjore për të vendosur nëse janë evidentuar parregullsi të mëdha.

KQZ-ja për më shumë se një javë është duke pritur edhe një raport tjetër nga QNR-ja, atë të rinumërimit të 40 për qind të votave, ose të 760 vendvotimeve.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG