Ndërlidhjet

Pak gjasa për ekstradimin e Sonmezit në Kosovë



"Ekstradimi i Jusuf Sonmezit në Kosovë ka pak gjasa të ndodhë. Gjykimi i të dyshuarit në Turqi është opcioni kryesor", kanë deklaruar zyrtarë turqë për Agjencinë Franceze të Lajmeve.

Ndonëse Gjykata e Stambollit e ka liruar dje Sonmezin ai do të përballet me drejtësinë, derisa nuk është caktuar ndonjë datë për gjykimin e tij.

Drejtësia turke është në kontakt me homologët kosovarë lidhur me rastin e Jusuf Sonmezit, mjekut të akuzuar në rastin e klinikës Medikus. Shtatë persona në Kosovë janë të dyshuar për përfshirje në trafik organesh dhe abuzim me detyrën. Ky rast përfshin dhe Sonmezin dhe një shtetas izrealit.

Sonmezi u arrestua gjatë operacionit të policisë në një vilë luksoze të martën në Stamboll.

Sonmez është ndaluar disa herë në Turqi për transplantë ilegal të veshkave, por në 2005 i shpëtoi burgut si pasojë e disa ndryshimeve ligjore.
XS
SM
MD
LG