Ndërlidhjet

Tusk: Raporti i Rusisë, i paplotë



Kryeministri i Polonisë tha se raporti rus lidhur me rrëzimin e aeroplanit presidencial polak në prill të vitit 2010 ishte i paplotë. Donald Tusk tha se ka kërkuar nga Rusia "konsultime për të rënë dakord për një version të përbashkët të raportit hetimor" rreth katastrofës.

Në aksidentin tragjik humbi jetën presidenti Les Kaçinski me bashkëshorten dhe 95 zyrtarë të lartë polakë. Aksidenti ndodhi në territorin e Rusisë.
XS
SM
MD
LG