Ndërlidhjet

NYT: Jo Amerikë e kuqe ose e kaltër, por SHBA


Fjalimi i presidentit Barak Obama të mërkurën më 12 janar, për rastin në Tuskon, Arizona.
Fjalimi i presidentit Barak Obama të mërkurën më 12 janar, për rastin në Tuskon, Arizona.
New York Times

Fjalimi i presidentit Obama drejtuar kombit të traumatizuar të mërkurën rreth vrasjeve të së shtunës, çoi te krahasimi me fjalimin e presidentit Bush pas sulmeve të 11 shtatorit dhe tek ai i presidentit Klinton pas sulmeve ndaj një zyre federale në Oklahoma Siti në vitin 1995, ku mbetën të vrarë 168 veta.

Por, paraqitja e Obamës ishte më sfiduese, sepse për dallim nga tragjeditë që më 11 shtator dhe në Oklahoma Siti kishin bashkuar vendin në dhembje dhe zi, kjo e fundit ka pasur efekte të kundërta duke nxitur përçarje.

Obama ftoi për tejkalim të ndasive partiake dhe për unitet pas dënimeve të ashpra që vinin nga e majta dhe e djathta, duke nisur nga Arizona dhe duke u zgjeruar në gjithë vendin.

“Atë që nuk bën ta bëjmë, është shfrytëzimi i kësaj tragjedie si një rast tjetër për t’u drejtuar kundër njëri-tjetrit”, kishte thënë Obama.

Përderisa disa nga e majta kishin kërkuar që vrasjet t’i lidhnin me lëvizjen “Tea Party”, ose me fjalimet e zjarrta nga republikanët, siç është Sara Pejlin, zoti Obama kishte thënë se nuk ka mundësi të dihet se përse vrasësi hapi zjarr, duke vrarë 6 veta, plagosur 16 të tjerë, përfshirë edhe anëtaren e Dhomës Përfaqësuese, Gabriel Xhiford.

Një ditë pasi që zonja Pejlin kishte postuar një video me akuza për komentuesit, që, sipas saj, kishin bërë “shpifje të përgjakshme”, zoti Obama kishte apeluar kombin t’i shmangte ndasitë dhe t’i nderonte viktimat duke ecur përpara.

“Në kohën kur diskursi ynë është polarizuar shumë, në kohën kur jemi të gatshëm t’i akuzojmë të gjithë që mendojnë ndryshe nga ne, është e rëndësishme që të ndalemi dhe të sigurohemi se do të bisedojmë në formën që shëron dhe jo në formën që lëndon”, kishte thënë presidenti Obama.

Disa komentues konservatorë kanë postuar komente duke kritikuar memorialin për viktimat që ishte kryesisht partiak, për të shtuar se reagimet e këtilla vështirë kanë mundur të imagjinohen, për shembull, në ditët pas tragjedisë në Oklahoma Siti në vitin 1995.

GPo ashtu citohet autori i teksteve në kohën e presidentit Klinton, Don Ber, të ketë thënë se vendit aktualisht më së shumti i duhet zëri unifikues që do të thoshte “tashmë është mjaft”.

Mesazhi më i mirë nga ana e Obamës, thotë Ber do të ishte nëse nga fillimi do të thoshte – nuk ka Amerikë të kuqe ose të kaltër, por Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Fjalimet e presidentëve Bush dhe Klinton ishin parë si pikë kthese e presidencës së tyre. Fjalimi i presidentit Obama të mërkurën më pak kishte të bënte me presidencën e tij dhe më shumë me gjendjen e kombit.

Ftesat e tij gjatë fushatës për dhënie fund të ndarjeve partiake duket se nuk kanë pasur shumë efekt në këto dy vite në Uashington. Është e paqartë gjithashtu nëse ftesa e tij të mërkurën, në rrethana tragjike, do të ketë joshje më të madhe. (m.k)
XS
SM
MD
LG