Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi takohet me Berishën



Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha janë takuar sot, ku mes të tjerash kanë diskutuar dhe bashkrendimin e veprimeve lidhur me debatin e pritshëm në Këshillin e Evropës mbi raportin e Dik Martit.

"Kërkesa jonë është e prerë, për hetim. Ne jemi vende të lira dhe absolutisht të vendosur të dënojmë çdo lloj krimi lufte apo njerëzimi, cilido qoftë ai. Ndaj cilitdo, ligji ndërkombëtar të veprojë me forcën më të madhe, sepse lufta çlirimtare e Kosovës përbën faqen më të ndritur të historisë kombëtare të shqiptarëve, përbën një nga luftërat, të cilat i dhanë fund kolonisë së fundit në Evropë", tha kryeministri Berisha. Ai theksoi se fakti qe trafikantë të veshkave janë shqiptarët dhe përfituesit prej këtyre organeve hebrejtë është një tjetër shfaqje e racizmi.

"Raporti i reporterit të Këshillit të Evropës e ka dëmtuar, sepse vetë mashtrimi që i është bërë atij raporti, ka pasur për qëllim realisht dëmtimin politik të Kosovës. Por a do të ndikojë ky raport në bisedimet që pritet të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, unë them se nuk do të mund ti pengojë, ndoshta mund t’i vonojë", tha Krasniqi pas takimit.
XS
SM
MD
LG