Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Rinumërim në 8 vendvotime



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqyrtuar gjithsesi 71 ankesa të partive politike për zgjedhjet e 9 janarit. PZAP-i, ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e votave në 8 vendvotime. Katër vendvotime në Skenderaj, 3 vendvotime në Deçan dhe një në Drenas. Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa Shukri Sylejmani.

Sylejmani i tha Radios “Evropa e Lirë”, se pjesë e këtij vendimi është edhe ajo që komisionarët për të cilët është thënë se kanë manipuluar në vendvotime nuk mund të kryejnë detyra të tillë për së paku tri vjet.
XS
SM
MD
LG