Ndërlidhjet

Inzko: Bosnja ka nevojë urgjente për qeveri



I dërguari ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, tha se Bosnja "dëshpërimisht ka nevojë për një qeveri parimore dhe efektive, dhe atë tani".

Diplomati austriak tha se qeveria e re "duhet të vendosë Bashkimin Evropian në qendër të programit të saj".

Pas zgjedhjeve të 3 tetorit janë krijuar dy blloqe politike në Bosnje, një rreth Unionit të Pavarur Socialdemokrat të drejtuar nga Millorad Dodiku dhe tjetri drejtohet nga Partia Socialdemokrate, parti shumëetnike e kryesuar nga Zllatko Llagumxhija.
XS
SM
MD
LG