Ndërlidhjet

Vazhdon rritja e çmmit të naftës



Çmimet e naftës kanë vazhduar të rriten, duke iu afruar vlerës prej 92 dollarë për fuçi, pas lajmeve për pakësimin e rezervave në Shtetet e Bashkuara, që mund të jetë tregues për rritjen e kërkesës.

Të mërkurën, qeveria amerikane raportoi se rezervat e naftës në ekonominë më të madhe në botë janë zvogluar në 2.15 milionë fuçi, transmeton Reuters.

Një fuçi nafte e papërpunuar për dërgesat e shkurtit në bursën e Nju Jorkut sot u tregtua për 91.88 dollarë, ndërsa në bursën e Londrës për 98.23 dollarë.
XS
SM
MD
LG