Ndërlidhjet

Rreth 500 të vdekur në Brazil



Rreth 500 njerëz raportohen të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në atë që u cilësua si katastrofa më e madhe natyrore në Brazil.

Më shumë se 480 njerëz janë konfirmuar të vdekur të enjten nga katastrofa në rajonin Serrana, në veri të Rio de Zhaneiros.

Druhet se mund të gjenden edhe më shumë viktima pasi ekipet e shpëtimit mezi po arrijnë në zonat që mbetën të izoluara për shkak të shembjes së urave dhe prishjes së rrugëve.

Vetëm në qytetin Teresopolis janë gjetur më shumë se 200 të vdekur.
XS
SM
MD
LG