Ndërlidhjet

Argjentinë: Grabitet fondi i udhëtimit presidencial



Persona të armatosur në Argjentinë i kanë vjedhur paratë që presidentja Kristina Fernandez dhe zyrtarët tjerë të lartë duhej t’i përdornin gjatë udhëtimit në Lindjen e Mesme.

Policia tha se grabitësit e kanë ndaluar një zyrtar të qeverisë, i cili i mbante paratë në çantë, ia morën dhe ikën me një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur afër shtëpisë së zyrtarit në kryeqytetin Buenos Aires.

Mediat e Argjentinës thanë se shuma e parave ishte 68 mijë dollarë dhe 17 mijë euro.
XS
SM
MD
LG