Ndërlidhjet

Varroset viktima më e re nga sulmi në Arizona



Të enjten u mbajt ceremonia mortore për viktimën më të re të sulmit në Arizona, ku u plagos një kongresiste amerikane.

Funerali i vajzës 9-vjeçare Kristina Tejlor Grin ishte i pari nga gjashtë të vrarët që vdiqën në sulmin në Takson të shtunën e kaluar.

Vajza, e lindur në 11 shtator, 2001, u nderua me valëvitjen e një flamuri amerikan, i cili ishte gjetur në rrënojat e kullave binjake, që u shembën në sulmet terroriste të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG