Ndërlidhjet

Franca përcakton kuota për femrat në bordet e kompanive të mëdha



Parlamenti i Francës e miratoi përfundimisht ligjin, i cili i detyron kompanitë e mëdha që në bordet e tyre të rezervojnë të paktën 40 përqind vendeve për femrat.

Legjislacioni i mbështetur nga partia e presidentit Nikola Sarkozi dhe opozita socialiste, do të zbatohet në afro 2.000 kompani të mëdha në Francë.

Sipas një raporti parlamentar, rreth 15% të anëtarëve të bordeve janë femra.

Norvegjia dhe Spanja gjithashtu kanë zbatuar masa të ngjashme.
XS
SM
MD
LG