Ndërlidhjet

Gejts: Nuk ka dyshime se civilët e kontrollojnë armatën kineze


Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dyshojnë se presidenti Hu Xhintao e ka kontrollin ndaj armatës kineze, përkundër shumë indicjeve për mungesë të komunikimit ndërmjet ushtrisë dhe udhëheqësisë civile.

Gjatë një vizite në Tokio, Gejts tha se zyrtarët amerikanë kanë vëzhguar një numër incidentesh ku u përfshi ushtria kineze, dhe shtoi se “udhëheqësia civile mund të mos ketë pasur dijeni për to”.

Zyrtarët amerikanë thonë se një incident i tillë ndodhi të martën, kur presidenti Hu dhe udhëheqës tjerë civilë, gjatë një takimi me Gejtsin në Pekin, u dukën sikur nuk ishin në dijeni për testimin e aeroplanit të parë të padukshëm kinez që shmang radarin.
XS
SM
MD
LG