Ndërlidhjet

SHBA shpall sanksione kundër 26 kompanive iraniane


Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione të reja kundër 26 kompanive, të cilat Uashingtoni i akuzon për përzierje në programin raketor të Iranit.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se 24 prej tyre kanë lidhje me Kompaninë Transportuese shtetërore iraniane, ndërsa dy kompani tjera me Organizatën për Industrinë Ajrore, e cila finansohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Sanksionet e reja u ndalojnë entiteteve amerikane çdo transakcion me këto kompani, dhe synojnë t’i ngrijnë asetet që këto kompani mund t’i kenë në SHBA.
XS
SM
MD
LG