Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistani me referendum zgjat mandatin e presidentit



Parlamenti i Kazakistanit ka votuar për referendumin për të zgjatur mandatin e presidentit Nursultan Nazarbajev deri në vitin 2020.

Hapi do t'i mundësojë Nazarbajevit që të shmangë zgjedhjet në vitin 2012.

70-vjeçari Nazarbajev sundon në Kazakistan për më shumë se 20 vjet.

Dy dhomat e parlamentit sot njëzërit votuan për ndryshimet në kushtetutë që lejojnë mbajtjen e referendumit.

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar planin si "kthim prapa të demokracisë".
XS
SM
MD
LG