Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët vrasin policen dhe pesë familjarët e saj



Militantë të dyshuar islamikë kanë hyrë në shtëpinë e një policeje në Pakistanin veriperëndimor, duke e vrarë atë dhe pesë familjarë të saj.

Sulmi ka ndodhur në qarkun Hangu, në provincën Khyber.

Militantët shpesh i sulmojnë policët në Pakistanin veriperëndimor, por gratë rrallë herë kanë qenë objekt i sulmit.

Raportohet se militantët i ishin kërcënuar 50 vjeçares Shamshad Begum që ta braktisë punën, përndryshe do të vritej.
XS
SM
MD
LG