Ndërlidhjet

Sri Lanka: 27 viktima nga përmbytjet, një milion të rrezikuar



Të paktën 27 njerëz e kanë humbur jetën nga përmbytjet në Sri Lanka, ndërsa më shumë se një milion njerëz janë detyruar t'i braktisin shtëpitë.

Autoritetet njoftuan se 12 persona konsiderohen të zhdukur pas shirave që bien pa ndërprerë tashmë një javë.

Në operacionet e shpëtimit dhe ndihmave janë angazhuar forcat e sigurisë me 3 mijë ushtarë, si dhe disa agjenci ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG