Ndërlidhjet

Bjellorusia akuzon Gjermaninë dhe Poloninë


Autoritetet bjelloruse kanë akuzuar Poloninë dhe Gjermaninë se kërkojnë rrëzimin e presidentit Aleksander Lukashenko, me organizimin e protestasve masive kundër rizgjedhjes së tij.

Sovyetskaya Belorussia, gazeta zyrtare e administratës presidenciale, tha sot se shërbimet sekrete të Gjermanisë dhe Polonisë kanë trajnuar aktivistët opozitarë në Minsk.

Gazeta e përshkruan Poloninë si "terrenin kryesor" për trajnime.

Vendet anëtare të BE-së i kanë dënuar përleshjet paszgjedhore në Bjellorusi, që rezultuan me arrestimin e qindra aktivistëve, përfshirë dhe kandidatët presidencialë.
XS
SM
MD
LG