Ndërlidhjet

logo-print
Ilir Meta ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, raportojnë mediat shqiptare.

Në një konferencë për shtyp, Meta ka theksuar se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetar i lirë para drejtësisë.

“Dhashë dorëheqjen pasi nuk mund të konsideroj se lënia e imunitetit është e mjaftueshme për t`u përballur me drejtësinë, por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetar i lirë”
, ka theksuar Meta.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një videoje, ditë më parë, në media, ku Meta shfaqet në një dialog me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për disa tenderë.
XS
SM
MD
LG