Ndërlidhjet

logo-print

Hetime të reja ndaj Berluskonit


Prokuroria italiane ka konfirmuar se kryeministri Silvio Berluskoni po hetohet në ndërlidhje me një rast prostitucioni, e në të cilin përfshihet një marokiene.

Mediat italiane thonë se hetuesit janë duke shqyrtuar mundësinë nëse Berluskoni ka ushtruar presion të padrejtë mbi policinë për të liruar vajzën, pasi ishte arrestuar nën akuzat për vjedhje.

Rasti i Karima El Mahrougut u bë publik muaj më parë, kur doli se kryeministri 74-vjeçar i ka kërkuar policisë të lirojë vajzën - në atë kohë minorene - e cila kishte qenë në vilën e tij.

Berluskoni ka thënë se është vënë padrejtësisht në shënjestër nga gjyqtarët e motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG