Ndërlidhjet

Eshton: Bisedimet për Iranin, javën e ardhshme


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, njëherësh ndërmjetëse e fuqive të mëdha në negociatat me Iranin për programin e tij bërthamor, tha se synimet atomike të Teheranit do të diskutohen javën e ardhshme në Stamboll, pavarësisht kundërshtimeve të autoriteteve iraniane.

“Për mua është e qartë – kemi ardhur të diskutojmë çështjen bërthamore dhe këtë do ta bëjmë”, ka thënë Eshton pas takimit me ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
XS
SM
MD
LG