Ndërlidhjet

Krasniqi takon Topin


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u prit sot nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Në këtë takim, ata biseduan për çështje të bashkëpunimit midis dy vendeve, për situatën politike, si dhe për çështjen e raportit të Dik Martit, i cili do të jetë objekt shqyrtimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Shteti shqiptar, të gjitha institucionet kanë reaguar në kohë, kanë dhënë qëndrimin e tyre zyrtar për sa i përket këtij raporti... Kemi treguar disponimibilitet të plotë të të gjitha institucioneve për të qenë të hapur, për të pasur një rihetim - them një rihetim, sepse është hetuar kohë më parë rreth këtyre çështjeve dhe nuk ka dalë asgjë”, ka thënë Topi.

Në anën tjetër, Krasniqi ka thënë se “raportet, siç është raporti i reporterit të Këshillit të Evropës, janë raporte të iniciuara nga qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës, shtetit të Kosovës, zhvillimit të demokracisë në Kosovë e as shqiptarëve në përgjithësi”.
XS
SM
MD
LG