Ndërlidhjet

Vriten shtatë civilë afganë


Shtatë civilë afganë janë vrarë sot kur makina me të cilën udhëtonin u hodh në erë nga një bombë në provincën Zabul.

Zyrtarët policorë thanë se viktimat fillimisht ishin kapur dhe më pas liruar nga talebanët. Ata u vranë gjatë rrugës për në kryeqytetin e provincës.

Civilët janë shpesh në shënjestër të sulmeve talebane - si pjesë e luftës së tyre kundër forcave afgane dhe ndërkombëtare në vend.

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se të paktën 2.400 civilë janë vrarë në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG