Ndërlidhjet

Klinton: Kina t'i lirojë disidentët


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i bëri thirrje Kinës të lirojë disidentët, përfshirë dhe laureatin e Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo.

Në një fjalim përpara vizitës së presidentit kinez, Hu Xhintao, në Shtetet e Bashkuara, Klinton kërkoi nga Kina përmirësimin e të drejtave të njeriut.

Ajo tha po ashtu se Pekini duhet t'iu japë fund praktikave diskriminuese komerciale, që lënë firmat amerikane në disavantazh.

Kryediplomatja amerikane tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të mbajnë raundin e tretë të dialogut strategjik dhe ekonomik në Uashington, këtë pranverë.
XS
SM
MD
LG