Ndërlidhjet

logo-print

Militantët sulmojnë 14 cisterna të NATO-s


Persona të armatosur në jugperëndim të Pakistanit u kanë vënë flakën 14 cisternave që bartnin karburante për trupat e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Burimet zyrtare njoftojnë edhe për plagosjen e një shoferi gjatë sulmit që ndodhi në provincën Baluçistan.

Militantët islamikë shpesh sulmojnë kamionët që bartin furnizime nga porti i Karaçit për trupat e huaja që shërbejnë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG