Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara përfundojnë misionin në Nepal


Misioni i Kombeve të Bashkuara, i cili ka mbikëqyrur tranzicionin e pas-luftës në Nepal, ka përfunduar mandatin sot.

Ai ishte themeluar në vitin 2007 me një mandat njëvjeçar për të monitoruar procesin e paqes, që pasoi një dekadë konflikti ndërmjet kryengritësve maoistë dhe qeverisë. Rreth 16 mijë njerëz vlerësohet të kenë humbur jetën gjatë kësaj periudhe.

Mandati i misionit të OKB-së ishte zgjatur disa herë, për shkak të vonesave në implementimin e elementeve kryesore të marrëveshjes së paqes, e cila i dha fund luftës.
XS
SM
MD
LG