Ndërlidhjet

logo-print

Sudani jugor në ditën e fundit të votimeve për pavarësi


Sudanezët jugorë kanë hyrë në ditën e fundit të votimeve për shkëputje nga veriu. Mësohet se mbi 60 për qind e 3.9 milionë votuesve të regjistruar kanë hedhur votën e tyre, duke tejkaluar pragun e nevojshëm zgjedhor për referendum të vlefshëm.

Zgjedhësit e rajonit pritet të miratojnë propozimin për pavarësi nga veriu, ndërsa partia në pushtet e Sudanit verior ka thënë se është e gatshme të pranojë shtetin e ri. Megjithatë, demarkacioni i kufirit, të drejtat rreth naftës dhe rajoni Abej mbeten çështje për t’u negociuar.

Referendumi që zgjati një javë, ishte rezultat i një marrëveshjeje për paqe në vitin 2005, e cila i dha fund konfliktit disavjeçar në mes të veriut dhe jugut.

Kjo ishte lufta më e gjatë civile në Afrikë, në të cilën kanë humbur jetën rreth 2 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG