Ndërlidhjet

logo-print

Fuqitë e mëdha s'marrin pjesë në "turneun atomik" të Iranit


Përfaqësuesit e disa vendeve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike kanë mbërritur në Iran për të vizituar dy centrale bërthamore.

Mediat iraniane konfirmojnë pjesëmarrjen e zyrtarëve të Egjiptit, Kubës, Sirisë dhe Venezuelës, ndërsa Rusia, Kina dhe BE-ja, përkundër ftesës së Teheranit, nuk kanë pranuar t'i dërgojnë përfaqësuesit e tyre.

Turqia dhe Brazili po ashtu kanë refuzuar të marrin pjesë, përderisa Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania nuk janë ftuar.

Zyrtarët perëndimorë thonë se inspektimet e objekteve bërthamore të Iranit duhet të kryhen nga ekspertë të Agjencisë Bërthamore të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG