Ndërlidhjet

Situatë e qetë në Tunizi


Rrugët kryesore të Tunizisë kanë qenë të qeta dhe krejtësisht të boshatisura gjatë natës së shkuar. Agjecia tuniziane e lajmeve TAB raportoi se trupat ushtarake po bëjnë patrullime, ndërsa ora policore vazhdon të mbetet në fuqi.

Tunizia ishte përfshirë nga trazirat sociale, që rezultuan me rreth 70 të vdekur si dhe me largimin e presidentit Ben Ali nga vendi.

Kryeministri Muhamed Ghanouçi, që ka marrë tashmë drejtimin e shtetit, ka deklarar se vendosja e rendit dhe qetësisë është “prioritet absolut”.
XS
SM
MD
LG