Ndërlidhjet

Siri-Irak: Përmirësim raportesh


Kryeministri i Sirisë po qëndron në Bagdad, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Naji al-Otari pritet të takojë homolgun irakian, Nuri al-Maliki, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Iraku dhe Siria kanë rivendosur marrëdhëniet e plota diplomatike në shtatorin e kaluar. Ato ishin ndërprerë për më shumë se një vit, pas akuzave të Irakut se Damasku kishte gisht në disa sulme të 2009-ës në kryeqytetin irakian.
XS
SM
MD
LG