Ndërlidhjet

logo-print

Shtatë ditë zie në Brazil


Brazili ka shpallur 7 ditë zie për 550 viktimat që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Rreth 14 mijë persona kanë mbetur të pastrehë nga ajo që është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore në Brazil.

Nova Friburgo, që është edhe qyteti më i goditur me 249 viktima, vazhdon të mbetet pa ujë të pijshëm, ushqime dhe energji elektrike.

Java e zisë kombëtare do të nisë të hënën me urdhër të guvernatorit të shtetit, Sergio Kabral.
XS
SM
MD
LG