Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Merkel t'i kërkojë falje Turqisë


Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, duhet të kërkojë falje për kritikat e saj bërë politikës turke në Qipro.

"Pikëpamjet dhe deklaratat e tilla nuk japin pamjen e një lideri vizionar dhe largpamës. Presim që zonja Merkel t'i ripërtërijë njohuritë e saj në histori dhe t'i kërkojë falje palës turke, e cila ka bërë gjithçka për të gjetur zgjidhje", tha Erdogan për mediat turke.

Gjatë vizitës në Qipro, Merkel ka vlerësuar përpjekjet e qipriotëve grekë për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e ishullit, të ndarë për 36 vjet, ndërsa turqit e Qipros i ka cilësuar si fajtorët kryesorë.

Merkel ka thënë se Turqia, për shkak të sjelljes së saj në rastin e Qipros, është ndëshkuar me sanksione në negociatat për pranim në BE.
XS
SM
MD
LG