Ndërlidhjet

BE përshëndet referendumin paqësor të Sudanit Jugor


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka mirëpritur përfundimin e suksesshëm të referendumit për pavarësi në Sudanin Jugor.

“Do të doja të shpreh kënaqësinë time të madhe për faktin se referendumi është mbajtur në kohë dhe në mënyrë paqësore. Sudanezët jugorë kanë ushtruar të drejtën e tyre për vetëvendosje, me durim dhe dinjitet”, ka thënë Eshton.

“Kjo ishte një ngjarje historike dhe një arritje e madhe në zbatimin e Marrëveshjes së Paqes”, ka theksuar kryediplomatja evropiane.

Eshton bëri të ditur se vëzhguesit e BE-së do të japin një vlerësim paraprak të ngjarjes në fillim të javës së ardhshme.

Mësohet se mbi 60 për qind e 3.9 milionë votuesve të regjistruar në Sudanin Jugor kanë hedhur votën e tyre në referendumin për pavarësi nga veriu.
XS
SM
MD
LG